Gjatë ditës së djeshme është raportuar në media se spitali “Euromed” në Fushë Kosovë është mbyllur nga Inspektorati Shëndetësor.
Por ky institucion shëndetësor sot ka dal me një reagim ku ka demantuar lajmin duke thënë se nuk bëhet fjalë për mbyllje të spitalit, por për mbyllje të përkohshme të laboratorit, shkruan Gazeta Shneta.
“EUROMED informon opinionin publik, pacientët dhe partnerët tanë se lajmet e publikuara në disa media dhe rrjete sociale për “mbylljen e klinikës” janë plotësisht të pavërteta dhe keqinformuese. Sqarojmë se: Nuk është revokuar licenca e punes e klinikës. Është bërë mbyllja e përkohëshme e një laboratori”, thuhet në reagimin e spitalit.
Ditë më parë ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia ka njoftuar se Inspektorati Shëndetësor ia ka mbyllur tetë institucione shëndetësore që operonin pa licencë nga MSh.
Më poshtë e gjeni reagimin e plotë nga Euromed:
NJOFTIM ZYRTAR – REAGIM NDAJ LAJMEVE TË PAVËRTETA
EUROMED informon opinionin publik, pacientët dhe partnerët tanë se lajmet e publikuara në disa media dhe rrjete sociale për “mbylljen e klinikës” janë plotësisht të pavërteta dhe keqinformuese.
EUROMED vazhdon aktivitetin e saj normalisht, në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi dhe me të gjitha licencat e nevojshme për ofrimin e shërbimeve shëndetësore që ofron.
Sqarojmë se:
Nuk është revokuar licenca e punes e klinikës.
Është bërë mbyllja e përkohëshme e një laboratori!
Ju bëjmë thirrje mediave dhe individëve që të përmbahen nga përhapja e informacioneve të pavërteta, të cilat dëmtojnë reputacionin dhe krijojnë panik të panevojshëm tek qytetarët.
Të gjitha shërbimet në Euromed vazhdojnë normalisht.




