Në Spitalin e Pejës në 24 orët e fundit kanë lindur tre foshnje.
Në njoftimin e këtij spitali rajonal, bëhet e ditur se dy nëna kanë lindur me prerje cezariane, ndërsa njëra pati lindje normale, shkruan Gazeta Shneta.
Në anën tjetër, 206 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë. Nga këta 19 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
166 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,088 analiza. 5 operacione ka qenë në 24 orët e fundit. /Gazeta Shneta/