Janë bërë gati dy vite që kur në Kosovë filloi pandemia. Pothuajse 200 mijë persona u prekën nga ky virus e në mesin e tyre kishte edhe viktima.
Që nga fillimi i pandemisë e deri më sot janë regjistruar 3000 viktima me COVID-19 në Kosovë.
Kështu bëhet e ditur nga të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë.
Me variantin më të ri Omicron, numri i rasteve me COVID-19 ka filluar të rritet përseri, duke arritur kështu në 19 mijë e 519 raste aktive me këtë virus, shkruan Gazeta Shneta.
Me 7 mijë e 426 të infektuar komuna e Prishtinës prinë me numrin më të madh të rasteve aktive me COVID-19.
Ndërsa pas Prishtinës, më së shumti raste aktive ka komuna e Mitrovicës me 1 mijë e 576 raste, pastaj ajo e Pejës me 1 mijë e 481 raste dhe e Fushë Kosovës me 1 mijë e 30 raste aktive.
Që nga marsi i vitit 2020, nga të gjithë të infektuarit 161 mijë e 170 prej tyre janë shëruar nga ky virus./Gazeta Shneta/