Mbretëria e Bashkuar njoftoi këtë javë, se do të ofrojë doza përforcuese të vaksinës COVID-19 për të gjithë personat të moshës mbi 50 vjeç, dhe ata që jetojnë në shtëpitë e kujdesit, punonjësit shëndetësor dhe social të vijës së parë, dhe çdo person mbi 16 vjeç me ndonjë gjendje shëndetësore të ndjeshme.
Përhapja e dozave shtesë të vaksinës do të fillojë javën e ardhshme. Rreth 30 milionë njerëzve do t’u ofrohet injeksioni i dozës së tretë, shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Qeveria tha gjithashtu se do të kalojë në “Planin B” nëse Shërbimin Shëndetësor Kombëtar (NHS), përballet me “presion të paqëndrueshëm”.
Plani do të përfshijë maska të detyrueshme të fytyrës, punë nga shtëpia dhe dokumentacione të vaksinimit. Bllokimet gjithashtu mund të vendosen si “zgjidhja e fundit”.
Vendimi vjen një ditë pasi qeveria njoftoi se fëmijëve të moshës 12-15 vjeç do t’u ofrohet doza e parë e vaksinave COVID-19. /Gazeta Shneta/