Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

2100 raste të reja me kancer në vitin 2024: Largimi i infermierëve, sfidë për Klinikën e Onkologjisë së QKUK

Lajme 11/02/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Vetëm gjatë vitit 2024 në Kosovë janë regjistruar 2100 raste të reja me sëmundje të kancerit. Kështu ka bërë të ditur, drejtori i Klinikës së Onkologjisë në QKUK, Dr. Ilir Kurtishi.

Në një intervistë për Gazetën Shneta, Dr. Iliri ka thënë se llojet më të shpeshta të kancereve në Kosovë janë  kanceri i gjirit, mushkërive dhe zorrës së trashë.

“Dominon kanceri i gjirit te femrat, këtë vit kemi regjistru 485 raste të reja ndërsa te meshkujt dominon kanceri i mushkërive dhe kanceri i zorrës së trashë”, ka theksuar ai.

Sipas Dr. Ilirit, sfidë e vetme në Klinikën e Onkologjisë mbetet mungesa e stafit infermierorë.

“Edhe përkundër intervenimeve nga drejtoria e përgjithshme, prurja e 5-6 infermierëve së fundmi, lëvizja e këtyre infermierëve qysh në fillim të vitit 2024 apo edhe migrimi në vendet e Bashkimit Evropian dhe gjithashtu problemet e tjera që vazhdojmë ti kemi ne si staf infermierorë, neve na lë në një pozitë të pafavorshme pasi mungesa e stafit mbetet e lartë. Ne që jemi – na detyron të bëjmë punë shtesë sidomos stafi infermierorë dhe ai i mjekëve që pacientët të marrin trajtimin e duhur”.

Sa i përket Listës Esenciale të Barnave Dr. Iliri shprehet se Klinika e Onkologjisë është e pajisur me shumicën e barnave.

“Mbi 85-90% të barnave me disponim për trajtimin e sëmundjeve malinje – 60 barna janë pjesë e Listës Esenciale dhe në këtë mënyrë pacientët kanë marrë trajtimin e duhur”, ka potencuar, mes tjerash Dr. Iliri.

Për më shumë ndiqni videon:

Artikulli paraprakMësimi i dy gjuhëve mund të përforcon aftësinë e të menduarit tek fëmijët me autizëm
Artikulli i rradhës Bojkotimi i marketeve në Kosovë vazhdon edhe në fundjavë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.