Mësimi i një gjuhe të dytë mund të duket si një qasje e pazakontë për trajtimin e autizmit, por hulumtimet tregojnë përfitime befasuese.
“Po të duash të menaxhosh dy gjuhë, duhet të shtypësh njërën për ta përdorur tjetrën”, tha hulumtuesja Lucina Uddin, profesoreshë e psikiatrisë dhe psikologjisë zhvillimore në Universitetin e Kalifornisë, Los Anxhelos.
“Kjo është ideja, që inhibimi – ose aftësia për të ndaluar veten të bësh diçka – mund të përmirësohet duke njohur dy gjuhë.”
Për këtë studim, profesoresha Uddin dhe ekipi i saj shqyrtuan 116 fëmijë nga mosha 7 deri në 12 vjeç, shkruan burimi Health Day transmeton Gazeta Shneta.
21 nga 53 pjesëmarrësit me çrregullim të spektrit të autizmit (ASD) ishin dygjuhësh, ashtu si edhe 35 fëmijë që po zhvilloheshin normalisht.
Shumica e fëmijëve dygjuhësh flisnin anglisht dhe spanjisht. Disa flisnin frëngjisht, hebraisht, portugalisht, japonezisht ose bullgarisht përveç anglishtes.
Prindërit plotësuan pyetësorë për të vlerësuar aftësinë e fëmijës së tyre për të kuptuar pikëpamjen e të tjerëve, si dhe për komunikimin social.
Në testet e aftësive ekzekutive që, për shembull, ndihmojnë njerëzit të zgjidhin probleme, të marrin vendime dhe të menaxhojnë emocionet, hulumtuesit zbuluan se fëmijët që flisnin më shumë se një gjuhë kishin një avantazh mbi të tjerët.
Fëmijët dygjuhësh të diagnostikuar me ASD kishin shumë më tepër aftësi për të kontrolluar impulset e tyre se fëmijët me autizëm që flisnin vetëm gjuhën e tyre amtare.
Shpjegime të mundshme për këtë:
Personat që flasin më shumë se një gjuhë detyrohen të kuptojnë shenja sociale për të vendosur se cilën gjuhë të përdorin, raportoi burimi The Washington Post.
Studimi përfundoi se inkurajimi i dygjuhësisë në shtëpi mund të sigurojë një “ndërhyrje natyrale” për disa lloje të funksionimit mendor.
Gjetjet u botuan në revistën “Autism Research”. /Gazeta Shneta/


