Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

35 ankesa ndaj mjekëve në vitin 2025, Kodra: Dënimet janë të ulta, ka tendencë të mbrohet stafi shëndetësor

Lajme 06/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pacientët vazhdojnë të shprehin pakënaqësi për shërbimet mjekësore, ndonëse numri i ankesave të dorëzuara gjatë vitit 2025 mbetet relativisht i vogël. Sipas të dhënave nga Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK), gjatë vitit të kaluar janë pranuar gjithsej 35 ankesa nga pacientët lidhur me trajtimin nga mjekët, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Në një përgjigje për Indeksonlinen, OMK-ja ka bërë të ditur se ankesat kryesisht lidhen me pretendime për sjellje jo adekuate ndaj pacientëve, por edhe me çështje administrative.

“Ju njoftojmë se gjatë vitit 2025 në Odën e Mjekëve të Kosovës janë pranuar 35 ankesa ndaj anëtarëve të OMK-së. Ritheksojmë se këto ankesa shpesh kanë të bëjnë me pretendimet për sjellje jo adekuate ndaj pacientëve apo edhe për çështje administrative, si p.sh. mospërdorimi i faksimilit në raportet mjekësore. Pra, ky numër ankesash nuk nënkupton domosdoshmërisht mosofrim të shërbimeve shëndetësore nga ana e anëtarëve të odës ndaj pacientëve”, thuhet në përgjigjen e OMK-së.

Nga kjo odë kanë sqaruar gjithashtu se, sipas Rregullores për përcaktimin e llojit të shkeljeve etike dhe procedurat e mbikëqyrjes etike, organet kompetente shqyrtojnë çdo rast dhe nëse konstatohet shkelje, shqiptohen masa disiplinore.

Këto masa kategorizohen në masa për shkelje të lehta dhe masa për shkelje të rënda, varësisht nga natyra e shkeljes së konstatuar.

“Sipas regjistrit të lëndëve që oda i mirëmban nga themelimi e deri më tani, për rastet që janë trajtuar dhe ku është vërtetuar shkelja, janë shqiptuar masa disiplinore konform kategorizimit të shkeljes, duke përfshirë masa të lehta si dhe masa disiplinore që konsiderohen si shkelje të rënda”, thuhet më tej në përgjigjen e OMK-së.

Por nga Shoqata për Mbrojtjen e Pacientëve thuhet se odat e profesionistëve shëndetësorë, pak marrin dëenime meritore, pasi që kanë një tendencë për ta mbrojtur stafin shëndetësor.

Kryetari i Shoqatës për të Drejtat e Pacientëve  Besim Kodra,  ka thënë për Indeksonlinen se odat pak marrin vendime meritore në raport me aneksat e pacientëve dhe se ka njëfarë tendence që të mbrohet stafi. Gjë që siapas Kodres i dekurajon pacientët që të ankohen lidhur me trajtimin që u ofrohet në QKUK.

“Ka ankesa dhe për trajtime të gabuara, ose shkelje profesionale që bëhen. Këto ankesa ne duhet t’i drejtojmë tek odat e profesionistëve, mjekëve e infermierëve. Problemi është se këto oda pak marrin vendime meritore, në raport me ankesat e pacientëve. Ka njëfarë tendence me u mbrojtë stafi shëndetësor, dënimet janë të ulta. E kjo i dekurajon njerëzit me bë ankesa dhe i stimulon njerëzit me u sjell në mënyrë jo etike dhe jo profesionale”, ka thënë Kodra.

Artikulli paraprakStudimi: Ilaçi për diabetin mund të imitojë efektet e aktivitetit fizik te pacientët me kancer të prostatës
Artikulli i rradhës Barnat beta-bllokuese pas infarktit: A mjafton vetëm një vit trajtim?

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.