Instituti Kombëtar ka njoftuar se nga 3,199 mostra të marra nga ShSKUK-ja janë konfirmuar 35 raste pozitive me Covid-19.
Fatmirësisht, gjatë 24 orëve të fundit nuk është raportuar asnjë viktimë si rezultat i Covid-19 shkruan Gazeta Shneta.
“Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 107.213 raste nga 588.812 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.239 raste të vdekjes.”, thuhet në njoftim.
Përgjatë kësaj periudhe, 180 pacientë e kanë mposhtur Covid-19.
Komunat që regjistruan sot 35 raste pozitive janë: Prishtinë 9 raste, Ferizaj 4 raste, Lipjan 4 raste, Mitrovicë 4 raste, Klinë 2 raste, Obiliq 2 raste, Prizren 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjakovë, Gjilan, Malishevë, Pejë, Podujevë, Rahovec, Shtime dhe Viti.
Aktualisht, vendi ynë është duke u përballur me 3,695 raste aktive./GazetaShneta/