Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Preeklampsia pas lindjes, simptomat e para dhe komplikimet që sjell kjo gjendje te gratë

Këshilla për shtatzëna 22/05/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Preeklampsia pas lindjes është një gjendje e rrallë që mund të shfaqet tek gratë.Ky version ka të njejtat simptoma ashtu sikurse gjatë shtatzënisë.Ajo se çfarë e bën të dallueshme janë simptomat e para.

Si preeklampsia gjatë shtatzënisë, ashtu edhe preeklampsia pas lindjes mund të sjellin pasoja të rënda tek gratë, andaj kjo gjendje kërkon një monitorim dhe menaxhim nga profesionistët shëndetësor shkruan VeryWellHealth, transmeton Gazeta Shneta.

Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU

Gratë me preeklampsi pas lindjes zakonisht zhvillojnë presion të lartë të gjakut (hipertension), nivele të larta të proteinave në urinë dhe ënjtje të duarve dhe këmbëve.

Në rast të mos-trajtimit, kjo gjendje mund të shkaktojë kriza dhe komplikime të tjera.

Simptomat e preeklampsisë pas lindjes

Zakonisht, simptomat fillojnë brenda 48 orëve pas lindjes, mirëpo në disa raste ato mund të zhvillohen gjashtë deri në 12 javë pas lindjes.

Simptomat e preeklampsisë pas lindjes përfshijnë:

-Hipertension;

-Ënjtje e ftyrës, duarve dhe këmbëve;

-Nivele të larta të proteinave në urinën tuaj;

-Dhimbje koke, e vazhdueshme, e rëndë;

-Dhimbje barku

Në rast se përballeni me simptoma të tilla, rekomandohet të konsultoheni me mjekun tuaj.

Komplikimet nga preeklampsia pas lindjes

Preeklampsia pas lindjes duhet të trajtohet pasi ajo mund të shkaktojë komplikime serioze, si:

-Vështirësi në frymëmarrje, si pasojë e grumbullimit të lëngut të tepërt rreth mushkërive;

-Goditja në tru, ku rrjedha e gjakut në tru ndërpritet, meqë rast ndërpritet furnizimi i trurit me oksigjen dhe lëndë ushqyese;

-Tromboembolia apo mpiksja e gjakut, që bllokon rrjedhën e gjakut në një pjesë të trupit/GazetaShneta/

Artikulli paraprak35 raste pozitive me Covid-19 dhe asnjë viktimë brenda 24 orëve të fundit
Artikulli i rradhës Hemorragjia pas lindjes, tre nga faktorët që ndikojnë në këtë gjendje tek gratë

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.