Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

36 raste me fruth në Kosovë, rritet interesimi për vaksinimin e fëmijëve

Lajme 21/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka konfirmuar 36 raste me fruth në Kosovë. Pas këtyre rasteve, mjekët thonë se është rritur interesimi i prindërve për vaksinimin e fëmijëve, ndërsa bëjnë thirrje që imunizimi të mos neglizhohet.

Disa qytetarë iu drejtuan qendrave të  vaksinimit për t’i imunizuar të vegjlit kundër sëmundjeve ngjitëse.

E pas shtimit të rasteve me fruth në Kosovë, duket se është rritur edhe vetëdijesimi i prindërve për vaksinimin e fëmijëve të tyre në kohë.

Vetëm gjatë periudhës 16 prill deri më 15 qershor, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka konfirmuar 36 raste të fruthit.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njofton se gjatë periudhës 16 prill deri më 15 qershor 2026, në Kosovë janë raportuar gjithsej 36 raste të konfirmuara me fruth. Nga numri i përgjithshëm i rasteve sipas komunave janë raportuar: Ferizaj (10), Prishtinë (8 ), Kaçanik (6), Fushë Kosovë (3), Lipjan (2), Obiliq (2), Vushtrri (2) si dhe nga një rast në Gjilan, Shtime dhe Deçan. IKShPK rekomandon që çdo person me simptoma të dyshimta të fruthit, si temperaturë e lartë, skuqje apo ndryshime në lëkurë, kollë, rrufë ose konjuktivit, të paraqitet menjëherë në institucionet më të afërta shëndetësore”, thuhet nga IKShPK.

Ndërkaq edhe doktori i qendrës së mjekësisë familjare në Fushë-Kosovë ka treguar që interesimi për vaksinim ditëve të fundit ka shënuar rritje.

“Kohëve të fundit  është vërejt një fluks më i madh i prindërve të cilët i bijnë fëmijet për vaksina të rregullta, në këto kanë ndiku rekomandimet e IKSHPK dhe falë këtyre rekomandimeve ku pas rasteve të fruthit kemi pasë fluks me të madh të fëmijëve për vaksinim”, deklaroi doktori në QKMF të Fushë-Kosovës, Mustaf Gashi.

Por cilat janë simptomat e fruthit?

“Simptomat të cilat e karakteritzojn fruthin janë së pari katari respirator, kemi të bëjmë me një virus tipik respirator pastaj fillon të paraqitet temperatura e cila shkon deri në 40 dhe pastaj fillon të paraqitet ekzantema e cila fillon nga veshët dhe zbret posht dhe përfshinë gjithë trupin”, tha infektologu, Shemsedin Dreshaj.

Sipas infektologut Shemsedin Dreshaj, pretendimet për një lidhje mes vaksinës kundër fruthit dhe autizmit kanë bërë që shumë prindër të hezitojnë t’i vaksinojnë fëmijët e tyre.

“Realisht kjo po ndodh për shkak se një kohë të gjatë ka qarkullu në mesin e popullatës së gjerë besa edhe në mesin e profesionistëve pjesërisht të edukuar që vaksina e fruthit është përgjegjëse për paraqitjen e autizmit e që në esencë kjo nuk ka lidhje fare me të”, tha ai.

Dreshaj iu bën apel prindërve që të vaksinojnë fëmijët pasi sipas tij,  kjo vaksinë është shumë e sigurt dhe të mbron edhe nga format më të rënda të fruthit. /tëvë1

Artikulli paraprakParashikimi i motit për sot
Artikulli i rradhës Gjumi i pamjaftueshëm ose i tepërt lidhet me plakje më të shpejtë biologjike

Ju sugjerojmë

Parashikimi i motit për sot

20/06/2026 Lajme

Shpërthimi i Ebolës po përhapet me shpejtësi, eksperti shpjegon pse situata po përkeqësohet

19/06/2026 Lajme

Dogana sekuestron produkte të duhanit të ngrohur me vlerë rreth 12 mijë euro

19/06/2026 Lajme

Brenda një jave u trajtuan 46 raste të reja nga Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, dominojnë rastet e dhunës në familje

19/06/2026 Lajme

Onkologu Ilir Kurtishi tregon pse shumica e pacientëve me kancer pankreasi nuk mund të operohen

19/06/2026 Lajme

Oda e Infermierëve rrit tarifën e anëtarësimit, infermierët shprehin pakënaqësi

19/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.