Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shpërthimi i Ebolës po përhapet me shpejtësi, eksperti shpjegon pse situata po përkeqësohet

Lajme 19/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shpërthimi aktual i virusit Ebola në pjesën lindore të Republikës Demokratike të Kongos po vazhdon të zgjerohet me ritme shqetësuese, duke regjistruar një nga rritjet më të mëdha ditore të rasteve që nga shpallja e epidemisë në maj të këtij viti.

Sipas të dhënave më të fundit, janë konfirmuar 837 raste me Ebola dhe 196 viktima. Shumica e rasteve janë regjistruar në provincën Ituri, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se numri real mund të jetë edhe më i lartë për shkak të vështirësive në gjurmimin e kontakteve dhe vonesës në identifikimin e shpërthimit, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Infektologia amerikane Monica Gandhi shpjegon se epidemia po shkaktohet nga varianti Bundibugyo i virusit Ebola, një lloj më pak i zakonshëm për të cilin aktualisht nuk ekziston vaksinë apo trajtim i miratuar. Sipas saj, autoritetet fillimisht nuk e identifikuan saktë llojin e virusit, gjë që ndikoi në vonesën e reagimit dhe lejoi përhapjen e tij në komunitet.

Një tjetër faktor që po e vështirëson kontrollin e situatës është fakti se shpërthimi po zhvillohet në zona të prekura nga konflikte të armatosura. Lëvizjet e popullsisë, pasiguria dhe vështirësitë në zbatimin e masave shëndetësore kanë penguar izolimin e rasteve dhe gjurmimin efektiv të kontakteve.

Megjithëse aktualisht nuk ka vaksinë të licencuar kundër variantit Bundibugyo, shkencëtarët kanë nisur punën për zhvillimin e disa kandidatëve të rinj. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vlerësuar mundësinë e përdorimit të vaksinave ekzistuese, por ekspertët konsiderojnë se ato duhet të përdoren vetëm në kuadër të studimeve shkencore.

Pavarësisht rritjes së numrit të rasteve, specialistët nuk besojnë se shpërthimi do të shndërrohet në pandemi globale. Ebola përhapet vetëm përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me lëngjet trupore të personave të infektuar dhe nuk transmetohet përmes ajrit apo nga persona pa simptoma.

Sipas ekspertëve, nëse vazhdojnë masat e izolimit, karantinimit dhe gjurmimit të kontakteve, shpërthimi pritet të vihet nën kontroll. Megjithatë, suksesi do të varet nga mbështetja ndërkombëtare, prania e ekipeve shëndetësore në terren dhe zhvillimi sa më i shpejtë i vaksinave dhe trajtimeve të reja. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakBarnat për humbje peshe mund të rrisin fertilitetin te gratë dhe burrat, sugjerojnë studimet e reja
Artikulli i rradhës Eksperimenti që sfidon mitin e njohur: Drita e telefonit mund të mos jetë fajtori i pagjumësisë

Ju sugjerojmë

Dogana sekuestron produkte të duhanit të ngrohur me vlerë rreth 12 mijë euro

19/06/2026 Lajme

Brenda një jave u trajtuan 46 raste të reja nga Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, dominojnë rastet e dhunës në familje

19/06/2026 Lajme

Onkologu Ilir Kurtishi tregon pse shumica e pacientëve me kancer pankreasi nuk mund të operohen

19/06/2026 Lajme

Oda e Infermierëve rrit tarifën e anëtarësimit, infermierët shprehin pakënaqësi

19/06/2026 Lajme

Tragjedi në plazhin e Tales, mbyten dy vajza të mitura

19/06/2026 Lajme

50 aksidente trafiku brenda 24 orëve, 28 persona të lënduar

19/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.