Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

37 ortopedë në QKUK kanë kryer 1680 operacione në vitin 2023, Jashanica arsyetohet me mungesë të anesteziologëve dhe materialit

Lajme 20/02/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Klinikën e Ortopedisë gjatë vitit 2023 janë kryer 1680 operacione nga gjithsej 37 specialistë të ortopedisë.

Në Klinikën e Ortopedisë me Traumatologji në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës punojnë gjithsej 37 specialistë të kësaj lëmie, shkruan Gazeta Shneta.

Në raportin e punës së mjekëve të cilin Gazeta e ka siguruar përmes qasjes në dokumente publike, ortopedët kanë kryer 1680 operacione gjatë vitit 2023.

Nga 37 mjekët vetëm tre prej tyre kanë kryer më shumë se 100 operacione për 12 muaj. Drejtori Gani Jashanica ka realizuar 135, Sami Delijaj 139 dhe Arbër Tolaj 113. Me mbi 90 operacione janë Bujar Shabani, Haki Prebreza dhe Ridvan Krasniqi.

Nëse përpjestohet numri total i operacioneve me numrin e specialistëve, atëherë i bie që çdo ortoped ka kryer rreth 45 operacione brenda vitit.

Në anën tjetër të gjithë specialistët kanë raportuar qindra e disa mbi 1 mijë vizita në Ambulancën Specialistike të Ortopedisë. Raportin e plotë e gjeni më poshtë.

Drejtori i Klinikës së Ortopedisë Gani Jashanica thotë se numri i operacioneve në total është 1950 në sallë të madhe dhe 130 në sallën e vogël me anestezion lokal, që sipas tij i bie 60 operacione për një ortoped brenda vitit 2023.

“Perkunder sfidave te shumta ne Klinken tone eshte punuar ne kuptim te operimit te plote te rasteve me trauma (rasteve emergjente), ortopedia e femijve, infeksionet protetizimi pjeserishte. Ne klinken tone gjate vitit 2023 jane kryer 1950 operacine  ne sall e te madhe dhe 130 ne salle te vogel me anestezion  lokale, qe i bie perafersisht 60 operacione per Ortoped. Nuk jane 37 Ortoped por 35 dhe operacionet ne Ortopedi zgjasin nga nje ore deri ne pese ore”, ka deklaruar ai.

Jashanica ka thënë se disa mjeke jane te angazhuar ne procesin mesimor dhe punojnë me gjysem orari kurse disa te tjere jane te angazhuar neper gjykata per ekspertiza.

“Numri i vogel i stafit (anesteziologeve dhe infermiereve)  dhe sallave operative si dhe materialit osteosintetik  dhe implanteve kane ndikuar ne numrin e operacioneve. Prap nuk jemi te kenaqur me performance dhe me sigurimin e hapsires per pune dhe paisjeve  mjekesore, anesteziologeve me perkrahjen e menaxhmentit te SHSKUK-se kete vit do te realizohen objektivat e Klinikes se Ortopedise”, ka thënë Jashanica. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDuhan në shkolla! Adoleshentët po e përdorin rëndom edhe në ambientet mësimore
Artikulli i rradhës Njeriu i parë me një implant truri kontrollon një mi me mendimet e tij 

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.