Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

38-vjeçarja kalon në depresion pas gabimit të doktorit gjatë largimit të tumorit nga mitra

Lajme 28/02/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Më 19 prill të 2023-ës, Shukrie Mehmeti u fut në ndërhyrjen e dytë. Kjo ngase për gabimin që kishte ndodhur gjatë largimit të tumorit nga mitra, operim ky i kryer nga gjinekologu obstetrik, Amet Ibro, i ishte dëmtuar kanali urinar.

Për dallim nga ndërhyrja e parë, tashmë pacientja nuk kishte nevojë të mendonte për paratë.

Gabimin e shkaktuar nga doktori Amet Ibro tashmë po detyrohej ta përmirësonte, për aq sa ishte e mundur, doktori Taner Yusuf, urolog.

Një gjë të tillë, Mehmeti e kishte kuptuar kur kishte filluar të urinonte në mënyrë të pavetëdijshme dhe të pakontrolluar.

Në bisedat e siguruara nga emisioni, shihet se Yusuf i kishte thënë pacientes që ndërhyrja do të kryhet, mirëpo nuk ka nevojë të nxitohet.

Lidhur me këtë, Kiksi ka insistuar të marrë edhe një qëndrim të urologut Taner Yusuf, mirëpo i njëjti nuk u është përgjigjur mesazheve dhe thirrjeve të emisionit.

Ndërhyrja u krye, por sipas 38-vjeçares, nuk doli me sukses.

Shukrie Mehmeti ishte e vendosur që këtë punë ta çonte deri në fund. Pasi që u cilësua si “gënjeshtare” nga spitali, ajo u nis për në Policinë e Kosovës, por duket se shkuarja aty i doli huq, meqë sipas saj, kallëzimin e saj policia nuk ia cilësoi si vepër penale.

I frikesuar nga përballja me drejtësinë, sipas Mehmetit, doktori Amet Ibro i kërkoi të heqë kallëzimin penal në këmbim të njëmijë eurove.

As kjo ofertë nuk ia mbushi mendjen. Mehmeti donte që fajtori të marrë përgjegjësi deri në kthimin e gjendjes së saj të mëparshme shëndetësore.

Ankesë bëri edhe në Odën e Mjekëve të Kosovës, të cilët ndonëse në raportin e ekspertizës përmendën dhe e pranuan lëndimin e fshikëzës urinare, ankesën ia refuzuan si të pabazuar.

Gati një vit pas lëndimeve që mori nga ndërhyrja e parë kirurgjikale, Shukrie Mehmeti ka aplikuar në Zyrën e skemave invalidore në komunën e Podujevës, meqë sipas saj, nga gabimi i doktorit Amet Ibro, mbeti me aftësi të kufizuara.

Lidhur me këto probleme, Mehmeti thotë të ketë kontaktuar edhe me një spital në shtetin turk, i cili i ka dërguar rekomandimet dhe ofertën financiare për kryerjen e ndërhyrjes, mirëpo një kosto të tillë, 38-vjeçarja thotë se nuk mund ta përballojë.

Sfidat e vitit të fundit, Mehmetit ia kanë ndryshuar jetën për të keq. Lëndimet në fshikëzën urinare nuk janë problemi shëndetësor i vetëm me të cilin ajo lufton.

E gjithë kjo fazë tmerri e jetës së saj ka bërë që Mehmeti të hyjë në një fazë depresive.

 

Artikulli paraprakDoktori boshnjak ia heq mitrën pacientes duke ia lënduar fshikëzën urinare: Po urinoj pa kontroll
Artikulli i rradhës Paralajmërohet shi me baltë në Kosovë, si pasojë e pluhurit saharian

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.