Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Doktori boshnjak ia heq mitrën pacientes duke ia lënduar fshikëzën urinare: Po urinoj pa kontroll

Lajme 28/02/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në fillim të 2023-ës, 38-vjeçarja Shukrie Mehmeti shkoi për kontroll te doktori, Amet Ibro, gjinekolog obstetrik. Ajo më pas hyri në operacion për tumor në mitër dhe doli me kanal urinar të dëmtuar, pas komplikimeve gjatë operimit.

Fillimisht me urgjencë, Ibro e rekomandoi të caktonte një termin për ndërhyrje kirurgjikale në spitalin “Lindja”, ku ai punonte.

Largimi i tumorit nga mitra, ishte ndërhyrja e cila do të bëhej 1,900 euro, sa do t’i kushtonte ky shërbim i spitalit “Lindja”. Mehmetit i mori kohë që t’i tubonte paratë meqë nuk i kishte. Më 29 mars të 2023-ës, Mehmeti hyri në operim. Ndërhyrja ashtu siç iu tha nga mjeku, u krye me sukses.

Përveç fjalëve se “operacioni u krye me sukses”, doktori nuk i kishte thënë asnjë gjë tjetër pacientes. Duket se Ibro e harroi një fakt interesant. Gjatë ndërhyrjes në sallën e operacionit kishte ndodhur një komplikim. Dhjetë ditë pas ndërhyrjes, Mehmeti kishte filluar të ketë urinim të pavullnetshëm.

Ibro i kishte thënë se duhet të shkonte në kontroll për të parë se çfarë po ndodh, mirëpo 38-vjeçares tashmë i kishin filluar dyshimet mbi vërtetësinë e fjalëve të vetë doktorit, meqë sipas Mehmetit, gjatë vizitës, doktori po fliste në gjuhë boshnjake me kolegët e tjerë, duke i ngjallur dyshime se po tentonte të fshihte diçka prej saj.

Në hall me shëndetin dhe me zero besim ndaj ekspertizës së doktorit, ajo vendosi që të merrte opinionin edhe te një spital tjetër privat, ku i thanë se problemi kishte ndodhur gjatë ndërhyrjes.

Kur Mehmeti e kuptoi të vërteten, vendosi që të ballafaqohej me doktorin sy më sy.

Siguria që i dha gjinekologu me fjalët se “të njëjtin operim e ka pasur para dy-tri ditësh dhe s’ka ndodhur asgjë” nuk i doli ashtu siç e priti. Tashmë, Shukrie Mehmeti, 38-vjeçare, po detyrohej të futej edhe në një ndërhyrje tjetër. Kësaj radhe për gabimin e doktorit. /KiksKosova

 

 

 

Artikulli paraprakStudimi i ri zbulon se dieta me bazë bimore parandalon apnenë e gjumit
Artikulli i rradhës 38-vjeçarja kalon në depresion pas gabimit të doktorit gjatë largimit të tumorit nga mitra

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.