Një rast i jashtëzakonshëm ka tronditur Austrinë, ku një neurokirurge në klinikën universitare të Grazit dyshohet se ka futur vajzën e saj 12-vjeçare në sallën e operacionit gjatë një ndërhyrjeje urgjente.
Rasti akoma më shumë rëndohet ku dyshohet se vajza, nën udhëheqjen e nënës së saj, ka përdorur sondën metalike për të bërë një vrimë në kafkën e një pacienti me lëndime të rënda në kokë.
Incidenti ndodhi në janar të vitit 2024, kur një fermer 33-vjeçar u dërgua me urgjencë në spital pas goditjes në kokë nga një pemë. Ai mori vesh për këtë akt vetëm më vonë, kur mori informacion nga policia dhe mediat, shkruan gazeta Bild transmeton Gazeta Shneta.
“Nuk e dija që isha pacient, ndjehem si një kavie eksperimentale,” tha pacienti për median “Krone”
Pas zbulimit të ngjarjes nga media, mjekja dhe një mjek tjetër u pezulluan nga detyra, ndërsa kundër tyre dhe pesë pjesëtarëve të tjerë të ekipit operativ janë ngritur hetime për shkak të dyshimit për “lëndim të rëndë trupor”.
Avokati i pacientit e ka cilësuar rastin si “thjesht të papërballueshëm” duke shtuar se shkelja më e rëndë është mungesa e ndjesës nga ana e klinikës:
“Nuk ka asnjë kontakt, asnjë shpjegim apo falje… kjo është thjesht e poshtër,” ka deklaruar ai
Klinika ka shprehur keqardhje dhe deklaruar se po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, duke theksuar se pacienti është përfshirë si palë në procedura ligjore dhe nuk është kontaktuar më tej për shkak të kësaj situate



