Këndojini ninullat më të bukura, apo ledhatojeni, derisa ta zë gjumi beben tuaj. Por, mbajeni sa më largë jastekëve kur vie koha e gjumit!
Për dallim nga opinionet e disa personave, jastekët nuk janë të nevojshëm dhe të shëndetshëm për bebet. Në fakt, është mëse e sugjerueshme, ta mbani beben tuaj larg jastekëve gjatë dy viteve të para pas lindjes, shkruan Thehealthsite.com, transmeton Gazeta Shneta.
Disa prej arsyejeve janë këto:
Ngulfatja: Për shkak të kokës së butë të bebes, gjatë kohës kur është e shtrirë në jastëk, mund t’i mbulohet e gjithë koka, dhe të ketë mungesë oksigjeni. Gjithashtu, jastëku mund të dëmtoj edhe formën e kokës së bebes, ende pa u zhvilluar e formuar tërësisht.
Rritja e temperaturës së trupit: Shumica e jastekëve kanë kallëf prej materialeve të ndryshme sintetike, apo poliesteri, dhe shumë rrallë të pambukut. Këto materiale rrisin temperaturën në pjesën ku është vendosur koka e bebes, dhe në këtë mënyrë rritet edhe temperatura e trupit. Temperatura apo djersitja e tepërt të shkaktuara nga kallëfet e jastekëve mund të arrijnë deri tek çrregullimi Hipertermia, e cila është fatale dhe rrezikon jetën, transmeton Gazeta Shneta.
Shtrembërimi i qafës: Për shkak se shumica e jastekëve janë të mbushur, e jo të rrafshët, në qoftë se bebja juaj qëndron për një kohë të gjatë në të, qafa do të marr formën bazuar në pozitën e vendosur në jastëk gjatë gjumit.
Sindromi i kokës së sheshtë: Fjetja në jastëk të butë për shumë kohë, shkakton rritje të këtij sindromi tek bebet për shkak të butësisë dhe presionit të ushtruar në kokë për orë të gjata.
Si t’i ofroni bebes siguri dhe gjumë të rehatshëm?
- Gjithmonë vendoseni beben të fle në shpinë dhe jo në bark;
- Mos përdorni jastëk deri në moshën 2 vjeçare;
- Në qoftë se, bebja ka kaluar më shumë se dy orë gjumë në të njejtën pozitë, përpiquni t’ia ndërroni pozitën;
- Sigurohuni që shtrati i bebes suaj është pranë tuajit dhe largë nga të gjitha paisjet elektrike. /Gazeta Shneta/