Nëse keni diabet, flisni me mjekun tuaj për mbajtjen e një plani të kujdesit me ekipin tuaj të diabetit.
Menaxhimi i diabetit tuaj dhe kontrollimi i sheqerit në gjak është i rëndësishëm për mbajtjen e sistemit tuaj imunitar në maksimum shkruan Webmd, transmeton GazetaShneta.
Për të përgatitur, ja çfarë ju rekomandojnë mjekët:
Monitoroni diabetin tuaj edhe më nga afër se zakonisht. Gjatë stresit, ka kuptim të monitoroni më shpesh sheqernat në gjak.
Qëndroni në kontakt me të tjerët. Komuniteti ynë na ndihmon të lulëzojmë. Përdorni Facetime, Zoom, ose thjesht telefonin tuaj për t’u lidhur gjatë kësaj krize.
Jini krijues me ushqimet e juaja. Asnjëherë nuk është vonë për të eksperimentuar në kuzhinë me receta miqësore.
Ushtroni çdo ditë. Ndërsa, mund të mos jeni në gjendje të mbani rutinën tuaj të rregullt të shkoni në palestër, ju duhet të vazhdoni të ushtroheni. Është e domosdoshme për menaxhimin e sheqernave në gjak dhe uljen e stresit./GazetaShneta/