Virusi Covid-19, ka rezultuar që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi dhe të kujdesen për shëndetin e tyre.
Mirëpo, kjo kohë në vetizolim mund të mos menaxhohet mirë shkruan Webmd, transmeton GazetaShneta.
Në vazhdim, mund t’i ndiqni disa këshilla sesi të qëndroni të motivuar:
Hani mirë dhe qëndroni të hidratuar. Merrni pemë e perime (dhe largoni ushqimet e “padobishme”), sepse mund t’ju ndihmoj sistemin tuaj imunitar. Shumë fruta përmbajnë vitamina që mund t’ju japin një forcim, duke ndihmuar për t’ju mbrojtur nga infeksioni.
Gjumi. Kjo mund të duket themelore, por është me të vërtetë e rëndësishme. Marrja e gjumit të mjaftueshëm gjithashtu mund të ndihmojë sistemin tuaj imunitar, por gjithashtu ndihmon në përqendrimin, energjinë dhe disponimin tuaj.
Bisedoni me miqtë. Pavarësisht nëse është Facetime, Zoom ose thjesht një telefonatë sigurohuni që të lidheni rregullisht me të tjerët.
Trego dhembshuri. Ndihmojuni të tjerëve e sidomos të moshuarit, sepse ata kanë nevojë më tepër./GazetaShneta/