Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

4 në 10 amerikanë nuk e dinë se kanë presion të lartë të gjakut, zbulon sondazhi i ri

Jetë 02/12/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rreth katër në dhjetë të rritur në SHBA nuk e dinë se kanë presion të lartë të gjakut, sipas një studimi të fundit nga Qendra Kombëtare për Statistikat Shëndetësore (NCHS).

Shumë njerëz, veçanërisht burrat, nuk janë të vetëdijshëm për presionin e lartë të gjakut, tha Cheryl Fryar, statisticiane shëndetësore nga NCHS shkruan burimi Very Well Health përcjell Gazeta Shneta.

Midis 2021 dhe 2023, gati gjysma e të rriturve në SHBA kishin presion të lartë të gjakut dhe normat ishin pak më të larta te meshkujt sesa te femrat.

Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, burrat kanë më shumë gjasa se gratë të kenë presion të lartë të gjakut deri në moshën 64-vjeç, pas së cilës gratë preken më shumë nga gjendja.

Në vitin 2017, udhëzimet e reja klinike ulën pragun për diagnozën e presionit të lartë të gjakut në 130/80 mm Hg dhe më të lartë për të gjithë të rriturit. Udhëzimet e mëparshme kishin përdorur kufizime prej 140/90 mm Hg për njerëzit nën moshën 65-vjeç dhe 150/80 mm Hg për njerëzit e moshës 65-vjeç e sipër.

Një sfidë me presionin e lartë të gjakut është se në përgjithësi nuk ka simptoma. Njerëzit me presion të lartë të gjakut (180/120 mm Hg ose më i lartë) mund të kenë simptoma si gulçim, shikim të paqartë dhe dhimbje gjoksi.

“Mënyra e vetme për të kontrolluar presionin e lartë të gjakut është ta identifikoni atë herët përmes monitorimit në shtëpi duke përdorur një monitor të presionit të gjakut, ose në zyrën e mjekut, farmaci ose klinikë,” tha Dr. Beth Abramson, nga Kolegji Amerikan i Kardiologjisë.

Burrat mund të jenë më pak të vetëdijshëm se kanë presion të lartë të gjakut, sepse ata mund të shkojnë në vizita tek mjekët më pak (rrallë) sesa gratë, tha Abramson.

“Gratë kanë më shumë gjasa të shkojnë te mjeku për vizita të mirëqenies dhe për arsye gjinekologjike. Por si kardiologe, unë shoh burra që nuk kanë shkuar te mjeku prej vitesh edhe pse janë në të 50-at ose 60-at e tyre dhe kanë faktorë të shumtë rreziku për presionin e lartë të gjakut”, shtoi ajo.

Njohja e presionit të gjakut është hapi i parë drejt menaxhimit të tij efektiv. Presioni i lartë i gjakut mund të menaxhohet përmes medikamenteve ose modifikimeve të stilit të jetesës, të tilla si ushtrimet, ngrënia e një diete të shëndetshme për zemrën, reduktimi i konsumit të natriumit dhe alkoolit si dhe menaxhimi i stresit. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSHBA ka konfirmuar rastin e parë nga lloji më i rëndë i Mpox-it
Artikulli i rradhës A mundet rapamicina të ngadalësojë vërtet plakjen: Ja çfarë thonë hulumtimet më të fundit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.