Një vogëlush 4-vjeçar ka pirë aksidentalisht lëngun e pesticideve që përdorej për bimë e insekteve, me ç’rast është dërguar me urgjencë në spital nga familjarët.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Smollik të njësisë administrative Zerqan të Bulqizës.
Ai ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e qytetit e më pas është transportuar për në Spitalin e Traumës në Tiranë./Shendeti.com.al/