Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka arritur marrëveshje me qendrën më të madhe të Onkologjisë Pediatrike në Evropë, “Princes Maxima Center”, për trajnimin e mjekëve kosovarë në lidhje me përmirësimin e trajtimit të fëmijëve të prekur nga sëmundja e kancerit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri Ismaili, i cili nëpërmjet një postimi në “Facebook” e ka cilësuar këtë marrëveshje si të rëndësisë të veçantë, shkruan Gazeta Shneta.
“Javën e kaluar nënshkruam në Holandë një marrëveshje të rëndësishme mirëkuptimi, që ka rëndësi të veçantë në luftën tonë kundër kancerit të fëmijëve. Tashmë, aleat i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës do të jetë qendra më e madhe e Onkologjisë Pediatrike në Evropë, “Princes Maxima Center”.”, thuhet në njoftimin e Ismailit.
Pjesë e kësaj marrëveshje ishte edhe drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu./Gazeta Shneta/