Pak qaste më parë, Instituti Kombëtar ka njoftuar se nga 664 mostra të marra nga ShSKUK-ja janë konfirmuar 43 raste pozitive.
Në 24 orët e fundit janë raportuar tre viktima, kurse 239 pacientë janë shëruar nga covid-19 shkruan GazetaShneta.
Nga 43 raste të reja sot, këto janë komunat me raste pozitive: komuna Prishtinë 13 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Prizren 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kaçanik, Malishevë, Shtime, Suharekë dhe Vushtrri.
Aktualisht, në vendin tonë janë 14,882 të infektuar, 607 viktima dhe 12,188 të shëruar./GazetaShneta/




