Shpeshherë keni dëgjuar që të hani hudhër ju ndihmon në ndërprerjen e prodhimit të qumështit të gjirit.
Për këtë, në rrjetin social “Facebook” mamia Razije Musa ka thënë se ky është vetëm një mit i gabuar shkruan GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
“Ky është vetëm një mit i gabuar, hudra vetëm sa ndikon në prodhimin e sasisë së qumështit të gjirit. Mos harroni se beba është e njohur me shijen e hudrës sepse edhe në barkun e nanës e ka shijuar atë.”, ka thënë ajo.
Tutje në njoftim, mamia ka bërë të ditur se nëse vërëni që hudhra po shkakton probleme tek bebi, zvogëloni sasinë e konsumimit apo largoni atë.
Krejt në fund, ajo shtoi se hudhra nuk ka asnjë efekt në parandalimin e prodhimit të qumështit të gjirit./GazetaShneta/