Kryeinfermierja e Repartit të Oftalmologjisë në Spitalin Rajonal të Pejës, Resmije Lipa, është pensionuar.
Ajo ka shërbyer në përkujdesjen ndaj pacientëve për 43 vite.
Spitali I Përgjithshëm në Pejë ka falënderuar kryeinfermierën për kontributin e dhënë.
“Spitali i Përgjithshëm në Pejë falënderon Znj.Resmije Lipa për kontributin kolosal që ka dhënë dhe i dëshiron shëndet e çdo të mirë për të dhe familjen e saj. Gjithmonë do jemi mirënjohës”,thuhet në njoftimin e spitalit. /Gazeta Shneta/