Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sindikalisti i reagon ud. drejtoreshës së SHSKUK-së: Nuk mund t’i ngarkoni infermierët me punë shtesë

Lajme 02/09/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nënkryetari i Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së Enlirat Duraku ka dal me një reagim kundër ud. drejtoreshës së Shërbimit Spitalor Klinik Universitar Pranvera Zejnullahu-Raçit.

Zejnullahu-Raçi ditët e fundit ka dal me disa urdhëresa për stafin e klinikave dhe spitaleve, ku ndër të tjera ka obliguar infermierët që të merren me furnizimin me barëra, evidentimin e palëve, thirrjen e mjekëve në rast nevoje për pacientë, etj.

Për këtë ka reaguar Duraku duke thënë se SHSKUK nuk mund t’i ngarkojë me punë shtesë infermierët e të mos i paguaj për këto obligime.

“Nuk e di se kush po mendon se është drejtorsha e re, mirëpo nëse një infermier kujdeset për 20 deri në 30 pacient, ndërsa t’i ngakohet edhe detyra e furnizimit me barëra, obligimi i panevojshëm i evidentimit se kur hynë ose kur del nga dhoma, detyrimi që infermieri t’a thërret mjekun i cili duhet të jetë aty duke mos pasur nevojë pë ftesë, kjo është turpëruese, indikator i paaftësisë në menaxhim dhe fatkeqësisht shenjë e dështimit qysh në fillim”, thuhet në reagimin e Durakut.

Reagimi i plotë:

Duket se drejtoresha e re e SHSKUK-së e ka fillu punën me “hu në krah” siç thotë populli.

Nuk përmirësohet dhënia e shërbimeve duke i ngarku infermierët me punë shtesë dhe pa pagesë apo kompenzim për atë punë.

Duhet dialog me sindikatën si dhe konsideratë për norma ligjore të cilat duhet respektuar dhe jemi të obligiar t’u përmbahemi nëse dëshirojmë të kemi përmirësim të shërbimeve në QKUK.

Nuk e di se kush po mendon se është drejtorsha e re, mirëpo nëse një infermier kujdeset për 20 deri në 30 pacient, ndërsa t’i ngakohet edhe detyra e furnizimit me barëra, obligimi i panevojshëm i evidentimit se kur hynë ose kur del nga dhoma, detyrimi që infermieri t’a thërret mjekun i cili duhet të jetë aty duke mos pasur nevojë pë ftesë, kjo është turpëruese, indikator i paaftësisë në menaxhim dhe fatkeqësisht shenjë e dështimit qysh në fillim.

FSSHK duhet dhe personalisht do insistoj që të diskutohet kjo çështje duke marrë për bazë edhe interpretimet ligjore si dhe opinionet e shoqatave profesionale të infermierëve si dhe Oda e Infermierëve të Kosovës në përpjekje që infermierëve t’ua lehtësojmë zhvillimin e veprimtarisë për t’i dhënë shërbime cilësore qytetarëve si dhe në përpjekje që t’i ruajm këta infermier që kanë mbetur të mos ikun nga Kosova.

Javën që vie do ftojmë takim me të gjithë akterët, shoqatat profesionale, OIK, sindikatat brenda QKUK-së që të dakortësohemi për dialog dhe zgjidhje civile, duke shpresuar që mos të ketë nevojë për bojkot të punës dhe ndërprerje të shërbimeve.

Infemrier nuk është skllav !

Artikulli paraprak43 vite në shërbim të pacientëve, pensionohet kryeinfermierja e Spitali të Pejës
Artikulli i rradhës Fatmir Plakiqit përfundimisht i shkëputet kontrata si drejtor i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.