Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar këtë të martë se betejën me COVID-19 kishin humbur 26 persona.
Në mesin e tyre është edhe një 44 -vjeçar, njofton deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu përmes rrjetit social Facebook përcjell Gazeta Shneta.
“Edhe një djalë i ri i Drenicës e paska humb betejën me Covidin. Fatoni ishte djalë i jashtëzakonshëm e punëtorë. Do ti mungojë shumë qytetit e miqve. Ngushëllimet më të përzemërta familjes e atyre që e njohën. Shpirti i tij u prehtë në parajsë”, ka shkruar Deliu.
Ndër të tjera, është raportuar më parë se edhe një 31-vjeçare shtatzënë ka vdekur si pasojë e infeksionit Sars-CoV-2 në mesin e viktimave të ditës së martë.
Lajmin e ka bërë të ditur kryesuesja e Bordit të SHSKUK-së, Dr. Agreta Gecaj – Gashi.