Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

5 gjërat që nuk e dinit se po ua shkakton stresi

Jetë 25/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ne të gjithë i njohim simptomat e zakonshme të stresit, si dhimbja e qafës dhe e shpinës, siklet në shpatulla dhe spazma në muskuj por a e dini se trupi juaj ka edhe mënyra të tjera për t’ju thënë se jeni të stresuar?

Ja cilat janë ato:

Zhurmë apo gumëzhimë te veshët. E njohur edhe si tringëllima e veshëve, kjo zhurmë ju tregon se jeni shumë të stresuar. Këto tinguj mund të jenë me ndërprerje ose konstante dhe mund të ndryshojnë për nga ana e zhurmës, thotë shoqata e Audiologëve të Afrikës së Jugut. Nëse tashmë vuani nga tringëllimë tek veshët, stresi mund të përkeqësojë simptomat që po përjetoni.

Harresë. Keni probleme për të kujtuar një informacion të caktuar?Stresi mund të jetë fajtori. Një artikull mbi ndikimin e stresit në trup zbuloi se stresi ndikon në sistemin nervor të njeriut në disa mënyra dhe mund të shkaktojë ndryshime në pjesë të ndryshme të trurit. Kjo mund të rezultojë në ndryshime në kujtesë dhe njohje.

Humbje peshe. Ju mund të njihni shtimin në peshë si pasojë e ngrënies nga stresi, por humbja e shpejtë e peshës pa mbajtur dietë është gjithashtu një shenjë që tregon se mund të jeni nën një stres shumë të madh. Studimet kanë treguar se përvojat stresuese mund të jenë sfiduese në aspektin e privimit të ushqimit. Kjo mund të çojë në mungesë të dëshirës për të ngrënë duke rezultuar në humbje peshe.

Sulme të pashpjegueshme alergjie. Nëse keni papritur tështima të njëpasnjëshme apo dhimbje të menjëhershme në gjoks dijeni se stresi mund të shkaktojë sulme alergjie të pashpjegueshme. Sipas një studimi, alergjitë mund të konsiderohen sëmundje që prekin mendjen dhe trupin, shpesh me rezultate serioze tek pacientët me nivele të larta të stresit psiko-social.

Kërcitja e dhëmbëve. A e dini se stresi mund t’ju bëjë të zgjoheni me nofulla të lënduara? Kjo është ndoshta për shkak se ju keni kërcitur dhëmbët tuaja gjatë gjumit tuaj. Kërcitja e dhëmbëve është e njohur si e përhapur më shumë tek meshkujt sesa tek femrat, veçanërisht tek studentët e universitetit. Kërcitjet e dhëmbëve mund të jenë gjithashtu të lidhura me rrethanat e tensionuara dhe të pakënaqura.

Artikulli paraprakHoroskopi/25.05.2019
Artikulli i rradhës Shëndeti fizik i fëmijëve ndikohet shumë nga ky faktor

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.