Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

5 llojet më të shpeshta të kancerit te gratë mbi 30 vjeç dhe simptomat e tyre

Jetë 02/02/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kanceri është një nga shkaqet kryesore të vdekshmërisë në mbarë botën, dhe ndonëse shpesh diskutohet më shumë në lidhje me burimet e tij tek meshkujt, kanceri tek gratë mbetet një shqetësim serioz.

Sipas të dhënave, 56% e grave vdesin çdo vit nga kanceri, një normë vdekjeje që është mjaft e lartë dhe kërkon ndërgjegjësim të shtuar, shkruan Medical News, transmeton Gazeta Shneta.

Pavarësisht përparimeve në diagnozën dhe trajtimin e kancerit, shumë gra nuk janë të vetëdijshme për rreziqet e mundshme të kancerit që i kërcënojnë pas moshës 30 vjeç, pasi simptoma të ndryshme mund të jenë të paqarta dhe të ngatërrohen me kushte të tjera të zakonshme.

Ja 5 llojet më të zakonshme të kancerit te gratë mbi 30 vjeç dhe simptomat përkatëse:

1. Kanceri i gjoksit

Simptomat: Një masë në gjoks ose nën sqetull, ndryshime në formën ose madhësinë e gjoksit, sekrecion i pazakontë nga gjoksi. Kanceri i gjoksit është kanceri më i diagnostikuar tek gratë. Kontrolli i rregullt dhe mamografitë janë të rëndësishme për zbulimin e hershëm.

2. Kanceri i qafës së mitrës 

Simptomat: Gjakderdhje e pazakontë nga vaginës (p.sh., pas marrëdhënieve seksuale ose ndërmjet periudhave), dhimbje të legenit, sekrecion i pazakontë nga vagina. Shpesh shkaktohet nga infeksioni i  vazhdueshëm me virusin e papillomës njerëzore (HPV). Pap testet dhe vaksinimi kundër HPV janë të rëndësishme për parandalim.

3. Kanceri i mitrës

Simptomat: Gjakderdhje e pazakontë ndërmjet periudhave, gjakderdhje të rëndë menstruale, dhimbje të legenit. Ky lloj kanceri origjinon në shtresën e mitrës dhe shpesh lidhet me disbalanca hormonale. Diagnostikimi i hershëm përmes testeve mund të përmirësojë rezultatet.

4. Kanceri i vezoreve 

Simptomat: Fryrje, dhimbje të legenit ose barkut, vështirësi në ngrënie, urinim të shpeshtë. Njihet si “vrasësi i heshtur” për shkak të simptomave të paqarta që mund të ngatërrohen lehtë me probleme të tjera. Vetëdija dhe njohja e këtyre simptomave janë thelbësore, pasi nuk ka teste efektive për diagnostikimin e tij.

5. Kanceri i mushkërive 

Simptomat: Kollë e vazhdueshme, dhimbje kraharori, vështirësi në frymëmarrje, humbje të pazakontë të peshës. Edhe pse lidhet shpesh me duhanpirjen, kanceri i mushkërive mund të ndodhë edhe tek ata që nuk pinë duhan, veçanërisht tek gratë mbi 30 vjeç. Kontrolli i rregullt dhe vëmendja ndaj historisë familjare dhe faktorëve të mjedisit janë të rëndësishme për diagnostikimin e hershëm.

Artikulli paraprakStudim: A ndikon kanabisi në kujtesë?
Artikulli i rradhës Shenjat e lindjes tek fëmijët: Çfarë duhet të dini

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.