Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

5 mënyra për të mbrojtur shëndetin kur ndotja e ajrit rritet

Jetë 09/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rikthimi i motit të ngrohtë shpesh shoqërohet me ndotje të ajrit nga grimcat e imta, që mund të dëmtojnë shëndetin.

Sipas “World Air Quality Report 2025”, cilësia e ajrit po përkeqësohet globalisht, kryesisht për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu.

Në Evropë, Franca, Gjermania, Belgjika, Irlanda, Holanda dhe Mbretëria e Bashkuar janë prekur veçanërisht. Grimcat e imta mund të irritojnë mushkëritë, të nxisin alergji dhe të përkeqësojnë sëmundje kronike si astma dhe sëmundjet kardiake, shkruan burimi Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Ja disa hapa praktikë për të reduktuar ekspozimin dhe për të ruajtur shëndetin:

– Reduktoni ekspozimin brenda dhe jashtë: OBSH rekomandon qëndrimin brenda sa më shumë, por ajri në ambientet e mbyllura nuk është automatikisht i pastër. Përdorni ventilim të mirë dhe filtra HEPA. Shmangni tymosje druri, djegien e qymyrgurit, gatimin pa ventilim, duhanin dhe spërkatjet aromatike. Kur lëvizni jashtë, zgjidhni rrugë më pak të ngarkuara dhe shmangni trafikun.

– Stërvitje e zgjuar: Për të rriturit e shëndetshëm, përfitimet e aktivitetit fizik zakonisht tejkalojnë rreziqet, por zgjedhni kohë më të pastra ose stërviteni brenda.

– Ushqimi i shëndetshëm: Konsumoni ujë dhe ushqime të pasura me antioksidantë si fruta mali, agrume, perime jeshile, arra dhe peshk me yndyrë për të mbrojtur zemrën dhe enët e gjakut.

– ‘Shpërlani’ grimcat: Grimcat e ajrit mund të ngjiten në lëkurë dhe flokë. Dushi pas ekspozimit ndihmon të zvogëlohet stresi oksidativ dhe inflamacioni.

– Përdorni aplikacione dhe pajisje: Aplikacionet si ‘AirVisual’ ose ‘Plume Labs’ tregojnë cilësinë e ajrit në kohë reale, duke ndihmuar planifikimin e aktiviteteve. Për periudha të ndotura, përdorni pastrues ajri brenda dhe maska FFP2 jashtë.

Ekspertët theksojnë se reduktimi i ekspozimit nuk është i barabartë për të gjithë; punonjësit në ambiente të jashtme dhe banorët e qyteteve të ndotura kanë më pak mundësi për mbrojtje. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakBE-ja premton 700 milionë euro për Fondin Global për të mbrojtur shëndetin ndërkombëtar
Artikulli i rradhës Shefi i UNMIK e çon në OKB çështjen e moszgjedhjes së Presidentit dhe sulmet ndaj gazetarëve

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.