Serotonina vepron si një neurotransmetues, një lloj kimikate që ndihmon në transmetimin e sinjaleve nga një zonë e trurit në një tjetër.
Besohet se kjo ndikon në një sërë funksionesh psikologjike dhe trupore. Kjo përfshin qelizat që lidhen me gjendjen shpirtërore, dëshirën dhe funksionin seksual, oreksin, gjumin, kujtesën dhe rregullon temperaturën e trupit.
Ndërsa serotonina është një kimikate që shoqërohet shpesh me depresionin, shumica e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm për funksionet e shumta të këtij hormoni, transmeton Gazeta Shneta.
Shumica e njerëzve gjithashtu nuk janë të vetëdijshëm për faktin se serotonina mund të riprodhohet pa ilaçe farmaceutike dhe mund të jenë shumë efikase.
Këtu i gjeni 5 mënyra se si ta rritni serotonin në trupin tuaj:
Merrni 5-HTP
Substanca 5 Hydroxytryptophan, është efikase për trajtimin e ankthit, depresionit, fibromialgjisë, pagjumësisë dhe hipertensionit. 5-HTP ndihmon gjithashtu në prodhimin e serotoninës.
Merrni vitaminën B
Vitamina B6, në veçanti, ndihmon edhe në zhvillimin dhe funksionimin e serotoninës në tru. Të dy vitaminat, B6 dhe B12, janë efektive në zvogëlimin e simptomave depersive ndërsa fenojnë aktivitetin të çrregulltë në tru.
Bëni masazhe
Masazhet kanë një efekt të drejtpërdrejtë në nivelet t serotoninës.
Meditoni
Meditimi gjithashtu ndihmon në prodhimin e hormoneve të serotoninës. /GazetaShneta/