Ndonjëherë besojmë se mënyra e vetme për të rritur shanset për të mbetur shtatzënë, është vetëm të keni marrëdhënie seksuale të rregullta.
Shanset për të ngjizur pas çdo cikli janë 25 deri në 30 përqind nëse jeni nën 35 vjeç, tetë deri në 15 përqind nëse jeni nga 35 në 39 vjeç, pesë përqind nëse jeni 40 në 42 dhe një deri në dy përqind në moshën 43 vjeç, transmeton Gazeta Shneta.
Mos konsumoni cigare
Sperma e përdoruesve të cigareve ka tendencë të jetë më e dobët. Studimet sugjerojnë që të ndaloni konsumimin e cigareve para se të provoni të mbeteni shtatzënë.
Largohuni nga aktivitetet
Ju mund ta ndjeni se niveli i ankthit po rritet kur përpiqeni të mbeteni shtatzënë. Por, në fakt është më e rëndësishme se kurrë për të mbajtur nën kontrollë stresin.
Merrni vitamina shtesë
Studimet tregojnë se gratë që janë të mangëta në hekur mund të përjetojnë cilësi të dobët të vezëve dhe mandje të ndalojnë ovulacionin.
Përdorni një kalendar ovulacioni
Një kalendar fertiliteti mund të iu ndihmojë të kuptoni gjatësinë e ciklit tuaj dhe ditën e muajit kur jeni më pjellor.
Hani ushqime që rregullojnë fertilitetin tuaj
Dieta nuk është e rëndësishme vetëm për shëndetin por gjithashtu mund të ndikojë në pjellorinë tuaj. Rekomandimet për të mbetur shtatzënë janë:
Spinaq
Banane
Drithërat
Fasulet, thjerrëzat dhe arrat./GazetaShneta/