Gjithmonë është e udhës që t’i flisni fëmijës suaj në nivelin që ai/ajo e kupton.
Përshtatuni gjesteve dhe artikulimit të fjalëve që fëmija juaj nxjerr, interesohuni më shumë rreth detajeve që mund t’i thotë.
Bëhuni natyrale përderisa flisni me vogëlushin tuaj. Nuk keni nevojë që me dyvjeçarin tuaj të flisni sikur të ishte foshnje.
Fjalët dhe reagimet janë shumë të rëndësishme, prandaj mos reagoni me nënqeshje në intereset apo bëmat e fëmiut por mundohuni ti kuptoni.
Shikoni fëmiun se si komunikon me foshnjat tjerë. Mos e ndërpritni bisedën e tyre (vetëm nëse vie deri te konflikti), ndërsa nëse vëreni që fëmiu nuk di të thotë ndonjë fjali apo ka belbëzuar, mundohuni që më vonë në shtëpi ta përmirësoni./Bebaime/