5 mite rreth qimeve pubike që duhet të ndaloni së besuari

2017-02-24 në ora 16:53

Të gjitha femrat ëndërrojnë në heshtje sikur trupi i tyre mops të mbulohej nga një qime e vetme !! Ok, po e teprojmë, por të paktën sikur kjo dëshirë të plotësohej vetëm për zonën intime.

Gjatë stinës së verës shqetësimi është edhe më i madh dhe pikërisht në këtë periudhë femrat kujdesen më shumë për trupin e tyre. Për qimet pubike thuhen e besohen shumë mite, por tashmë ka ardhur koha të mësoni vetëm të vërtetën.
Qimet pubike ju mbrojnë nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme
Në fakt është krejt e kundërta. Qimet pubike veprojnë si një terren të mbarështimit për bakteret. Ato mund të ndihmojnë viruset të lulëzojnë.
Qimet e bëjnë seksin më pak të kënaqshëm
Kjo ndryshon dhe varet nga gjendja psikologjike e femrës. Pasi nëse ajo nuk ndihet mirë nëse është e padepiluar, sigurisht që nuk do i gëzohet seksit. Megjithatë fizikisht qimet pubike nuk ndikojnë aspak në marrëdhënien seksuale.
Qimet pubike kanë të njëjtën ngjyrë me të flokët ! Kjo nuk është e vërtetë, ngjyra e tyre përkon me vetullat.
Qimet pubike nuk ndalojnë kurrë së rrituri. Është mit, nuk duhet ta besoni. Qimet mund të rriten deri në 12 cm.
Nëse keni lëkurë të ndjeshme nuk duhet të depiloheni.
Duhet të zgjidhni metodën e duhur të depilimit dhe të kujdeseni për lëkurën tuaj. /Living.al/