Përditshmëria jonë fillon me mëngjesin, dhe si fillim i ditës mund të ketë një ndikim të madh në nivelet e stresit dhe përgjithësisht në mirëqenien tonë. Nëse jeni në kërkim të një mënyre të shëndetshme për të filluar ditën tuaj dhe për të ulur nivelet e kortizolit, hormoni i stresit, këto pesë zakone të mëngjesit mund të jenë të dobishme:
1. Mos kontrollo telefonin: Nuk ka nevojë të filloni ditën duke u përfshirë menjëherë në botën e telefonatave dhe mesazheve. Një moment i qetë pas zgjimit, pa kontrolluar celularin, mund të ulë ndjeshëm nivelin e stresit, shkruan Hindustan, transmeton Gazeta Shneta.
2. Frymëmarrje e thellë: Praktikimi i frymëmarrjes së thellë pas zgjimit është një mënyrë e shkëlqyer për të qetësuar sistemin nervor dhe për të përgatitur trupin dhe mendjen për ditën që vjen.
3. Ekspozimi në diell: Ekspozimi ndaj rrezeve të diellit në mëngjes ndihmon në rregullimin e ritmit cirkadian të trupit dhe në përmirësimin e cilësisë së gjumit. Ky është një hap i rëndësishëm për të përgatitur trupin për ditën përpara.
4. Mëngjesi i pasur me lëndë ushqyese: Ushqimi i pasur me karbohidrate, yndyra, dhe proteina të pasura me fibra mund të sigurojë një burim të qëndrueshëm energjie për trupin dhe mund të ndihmojë në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak.
5. Kafe pas mëngjesit: Nëse jeni përdorues kafeje, konsumimi i saj pas mëngjesit është më i preferueshëm sesa në mënyrë të izoluar në stomakun bosh. Kjo mund të ndihmojë në stabilizimin e niveleve të sheqerit në gjak dhe të kortizolit, duke ofruar një nisje më të qetë dhe të qëndrueshme për ditën tuaj.
Duke u përpjekur të ndiqni këto zakone të thjeshta të mëngjesit, mund të keni një fillim më të qetë dhe më të shëndetshëm të ditës, duke rregulluar nivelet e kortizolit dhe duke ulur stresin./Gazeta Shneta/


