Gjatë periudhës 29 gusht – 5 shtator 2025, Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave ka trajtuar gjithsej 54 raste të reja të viktimave të dhunës, prej të cilave 50 kanë qenë për dhunë në familje.
Nga rastet e regjistruara, një është për vrasje, një për sulm seksual dhe një për tentativë vrasjeje.
Përveç trajtimit të rasteve, gjatë kësaj periudhe janë parashtruar dhe shqyrtuar 8 kërkesa për urdhër mbrojtës, 11 kërkesa për urdhër mbrojtës emergjent dhe janë mbajtur 72 seanca gjyqësore.
Gjithashtu, janë dhënë 62 këshilla juridike, janë shqyrtuar 10 aktgjykime dënuese dhe 2 lirues, si dhe janë dhënë 5 vendime për kompensimin e viktimave. Rastet janë përfaqësuar edhe në polici, strehimore dhe janë referuar në QPS sipas nevojës./Gazeta Shneta/




