Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh për sigurinë dhe trafikun në vend, ku bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 52 aksidente trafiku.
Prej tyre, 21 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 30 të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk është raportuar asnjë aksident me fatalitet.
Në kuadër të kontrollit të trafikut rrugor, janë shqiptuar gjithsej 1,776 gjoba për shkelje të ndryshme të rregullave.
Sa i përket sigurisë publike, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 14 persona, ndërsa 12 prej tyre janë dërguar në mbajtje.
Sipas Policisë, në këtë periudhë nuk është raportuar asnjë rast i ndalimit policor apo i personave në vuajtje të dënimit.



