Një grua 57-vjeçare me sëmundje kronike obstruktive të mushkërive (COPD) ka marrë transplantin e parë të dyfishtë të mushkërive plotësisht robotik në botë.
Ky operacion historik u krye në muajin tetor në NYU Langone Health, në Nju Jork nga Dr. Stephanie Chang. Vetëm një muaj më parë, Dr. Chang kishte kryer transplantin e parë të një mushkërie të vetme robotike në SHBA, shkruan burimi Medical Xpress përcjell Gazeta Shneta.
“Kjo inovacion i fundit është një moment historik në kirurgjinë e transplantimit të mushkërive në mbarë botën dhe vetëm fillimi i një epoke të re në kujdesin për pacientët,” tha Dr. Ralph Mosca, kryetar i kirurgjisë kardiotorakale në Fakultetin e Mjekësisë në Nju Jork.
Chang dhe ekipi i saj përdorën robotin da Vinci Xi për të kryer transplantimet minimale invazive. Ata realizuan prerje të vogla midis brinjëve dhe përdorën robotin për të hequr dhe zëvendësuar mushkëritë e dëmtuara.
Transplanti i dyfishtë historik u krye më 22 tetor, vetëm katër ditë pasi pacientja Cheryl Mehrkar u fut në listën e transplantit pas muajsh vlerësimesh të kujdesshme.
Në moshën 43-vjeçare, ajo u diagnostikua me COPD në vitin 2010. Një infektim me COVID-19 në vitin 2022 përkeqësoi gjendjen e saj.
“Është një nga privilegjet më të mëdha të ndihmosh pacientët të rikthehen në një cilësi të shëndetshme të jetës,” tha Dr. Chang. “Duke përdorur këto sisteme robotike, synojmë të reduktojmë ndikimin e këtij operacioni të madh mbi pacientët, të kufizojmë dhimbjen pas operacionit dhe t’u japim atyre rezultatin më të mirë të mundshëm”. /Gazeta Shneta/


