Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës janë të shtrirë 58 pacientë nga Covid-19.
Nga raporti ditor i njoftuar nga ShSKUK, pacientët janë të shtrirë në këto klinika dhe spitale të përgjithshme:
– Klinika Infektive, 20 pacientë + 2 në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi;
– Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë;
– Klinika e Gjinekologjisë, 1 paciente;
– Klinika e Neonatologjisë, 2 foshnje;
– Mjekim Intensiv Qendror, 2 raste;
– Spitali i Gjakovës, 10 pacientë;
– Spitali i Prizrenit, 5 pacientë;
– Spitali i Pejës, 9 pacientë;
– Spitali i Gjilanit, 5 pacientë.




