Nga 1,230 testime të kryera gjatë ditës se djeshme, janë konfirmuar 393 raste pozitive me Covid-19, njofton Ministria e Shëndetësisë (MSh).
Sipas njoftimit të fundit, MSh-ja ka raportuar se janë shëruar 928 pacientë, kurse numri aktual i rasteve aktive me Covid-19 në vendin tonë është 5,992.
Ndërsa të vaksinuar brenda 24 orëve të fundit janë 7 persona kurse numri i dozave të treta të administruara deri më tani është 104,827. /Gazeta Shneta/