Ka kaq shumë gjëra befasuese për të qënit shtatzënë dhe shumica prej nesh nuk janë të vetëdijshëm për to derisa të na ndodhin.
Gjidhënia është instikt
Nënat dhe gratë shtatzëna mund të lëshojnë qumësht automatikisht kur dëgjojnë një fëmijë duke qarë, pavarësisht nëse është i tyri, transmeton Gazeta Shneta.
Trupi juaj është më elastik sesa që mendoni
Mitra zgjerohet më shumë se 500 herë madhësinë e saj normale për të akomoduar fetusin.
Sasia e estrogjenit në trupin tuaj rritet
Kur jeni vetëm disa orë larg lindjes, placenta juaj do të prodhojë më shumë estrogjen në ditë sesa një grua që nuk është shtatzënë gjatë një periudhe tre vjeçare.
Foshnja juaj ushqehet para se ju ta bëni
Gjatë shtatzanisë, lëndët ushqyese në ushqim që hani do t’i kalojnë së pari fëmijës tuaj. Kjo është arsyeja pse nuk është e këshillueshme që të kaloni vaktet nëse jeni shtatzënë, pasi kjo mund të dëmtojë ju dhe foshnjën tuaj.
Trupi juaj prodhon më shumë gjak
Gjatë shtatzanisë, trupi juaj ka nevojë për më shumë oksigjen, kështuqë rrit prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut deri në 20%. Trupi juaj prodhon 50% më shumë gjak ndërsa jeni shtatzënë në krahasim me kur nuk jeni shtatzënë dhe zemra juaj pompom 40% më shumë gjak.
Disa pjesë të trupit tuaj do të errësohen
Shumë gra përjetojnë një ndryshim të ngjyrës në fytyrat e tyre gjatë shtatzanisë, duke u dhënë atyre një model të ngjashëm me fluturën nëpër faqe dhe hundë. Arsyeja është e paqartë por është shumë e ngjashme me vijën vertikale poshtë kërthizës që shfaqet në mës të barkut gjatë shtatzanisë./GazetaShneta/