Qeveria e re me kryeministër Avdullah Hotin është formuar pasi është votuar me 61 vota për dhe 24 kundër në Kuvendin e Kosovës.
Në këtë qeveri ministër për shëndetësi do të jetë ish-deputeti i LDK-së Armend Zemaj.
Qeveria e re u formua pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese e cila i dha të drejt dekretit të Presidentit Hashim Thaçi për caktimin e Hotit si mandatar për qeverinë e re, pasi Qeveria Kurti u rrëzua me mocion në Kuvendin e Kosovës.
Ministria e Shëndetësisë në Qeverinë Kurti ishte udhëhequr nga Dr. Arben Vitia nga radhët e VV-së. /Gazeta Shneta/