Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë kanë dal pozitiv me Covid-19, 658 qytetarë.
Në 24 orët e fundit janë testuar 6008 qytetarë prej të cilëve 658 kanë rezultuar pozitiv, ose 10.95 për qind e të testuarve.
Numri total i rasteve aktive me Covid ka shkuar në 3837 persona të infektuar.
Ndërkaq në 24 orët e fundit janë dhënë 4.685 doza të vaksinës kundër COVID-19. Deri më sot 795.476 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Gazeta Shenta/