Ndërsa vala Omicron u zhvendos në qendër të skenës në muajin dhjetor, një numër vendesh evropiane shtrënguan mandatet e tyre rreth përdorimit të maskave.
Në Itali dhe Greqi, njerëzit tani duhet të mbajnë maska filtruese të fytyrës (FFP2) në të gjitha format e transportit publik. Spanja dhe Greqia kanë rivendosur gjithashtu mandatet e maskave dhe në ambientet e hapura në natyrë, shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Ndërkohë, në shumë qytete franceze, përdorimi i maskave në natyrë është rivendosur pjesërisht për këdo që është 6 vjeç e sipër.
Javën e kaluar, zyrtarët austriakë njoftuan gjithashtu se njerëzit duhet të mbajnë maska FFP2, kur ndodhen jashtë dhe kur nuk është e mundur të qëndrojnë të paktën 2 metra larg nga njëri tjetri. /Gazeta Shneta/