Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 66 raste të reja pozitive me Covid.
Sipas njoftimit, në mesin e 66 personave të infektuar me Covid janë edhe katër fëmijë të grupmoshës 0-9 vjeç shkruan Gazeta Shneta.
Rastet e infektimit te fëmijët janë: një nga komuna e Prishtinës, një nga komuna e Shtimës dhe dy raste nga komuna e Fushë Kosovës.
Rikujtojmë se, brenda kësaj periudhe janë raportuar dy raste të vdekjes nga Covid, si dhe 221 qytetarë të shëruar nga Covid.
Aktualisht, në vendin tonë janë 3 mijë e 185 raste aktive./Gazeta Shneta/




