Nga 4,363 testime të kryera janë regjistruar 66 qytetarë të infektuar me Covid-19 brenda 24 orëve të fundit.
Brenda kësaj periudhe janë raportuar dy raste të vdekjes nga Covid, njofton Ministria e Shëndetësisë (MSh), transmeton Gazeta Shneta.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.”, thuhet në njoftim.
Në anën tjetër, 221 qytetarë janë shëruar, kurse numri i rasteve aktive ka rënë në 3 mijë e 185.
Së fundmi, MSh-ja ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 13,414 doza të vaksinës, kurse 520,182 qytetarë janë vaksinuar plotësisht./Gazeta Shneta/




