Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se në dy javët e fundit në Kosovë janë raportuar 67 raste pozitive me COVID-19 dhe një rast i vdekjes.
IKShPK-ja ka publikuar disa të dhëna për situatën epidemiologjike në Kosovë në dy javët e fundit lidhur me COVID-19, shkruan Gazeta Shneta.
Sipas të dhënave shohim se brenda periudhës së fundit prej dy javësh janë raportuar 67 raste pozitive dhe një rast i vdekjes.
Moshat më të prekura i takojnë grup-moshave 50-59 vjeç (me 16 raste) dhe 60-69 vjeç (me 15 raste) me moshë mesatare 52 vjeç.
Sipas njoftimit shohim se numri më i madh është raportuar nga komuna e Prishtinës.
Mirëpo IKShPK thotë se edhe përkundër rasteve të shënuara së fundi, situata epidemiologjike në Republikën e Kosovës me COVID-19 mbetet e qetë./Gazeta Shneta/