Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 4,320 testime të kryera janë konfirmuar 68 raste pozitive me Covid-19.
Në 24 orët e fundit janë raportuar tetë raste të vdekjes si rezultat i përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga Covid-19 shkruan Gazeta Shneta.
Në anën tjetër, 323 pacientë e kanë mposhtuar Covid-19, kurse numri i rasteve aktive ka rënë në 3 mijë e 342.
Mes tjerash, është bërë e ditur se përgjatë kësaj periudhe janë administruar 15,617 doza të vaksinës anti covid, kurse 513,544 qytetarë janë vaksinuar plotësisht./Gazeta Shneta/