Policia e Kosovës ka publikuar statistikat për 24 orët e fundit, duke evidentuar një numër të lartë aksidentesh trafiku që kanë rrezikuar seriozisht jetën e qytetarëve.
Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe është regjistruar një aksident me fatalitet, ndërsa 29 aksidente të tjera kanë përfunduar me persona të lënduar. Po ashtu, janë shënuar edhe 39 aksidente me dëme materiale.
Numri i madh i aksidenteve me të lënduar nxjerr në pah rrezikun e vazhdueshëm në trafik dhe pasojat që mund të kenë për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, duke rikthyer vëmendjen tek nevoja për kujdes të shtuar në rrugë.
Në kuadër të kontrollit të trafikut, policia ka shqiptuar gjithsej 2,496 gjoba për shkelje të ndryshme të rregullave rrugore.
Ndërkohë, sa i përket sigurisë publike, janë arrestuar 9 persona, prej të cilëve 5 janë dërguar në mbajtje. Sipas raportit, nuk është evidentuar asnjë rast i personave në vuajtje të dënimit gjatë kësaj periudhe.




