Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

69 raste me fruth që nga prilli në Kosovë, IKShPK: Vaksinimi është mbrojtja më e sigurt

Lajme 21/07/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njofton se nga data 16 prill deri më 20 korrik 2026 janë konfirmuar 69 raste me fruth në vend. Gjatë javës së fundit janë raportuar edhe gjashtë raste të reja.

Sipas të dhënave të IKShPK-së, numri më i madh i rasteve është regjistruar në Prishtinë me 21 raste. Pasojnë Ferizaji dhe Fushë-Kosova me nga 12 raste, Kaçaniku me shtatë, Lipjani me tre, ndërsa Vushtrria, Shtimja, Drenasi dhe Obiliqi kanë raportuar nga dy raste secila.

Nga një rast është konfirmuar në Podujevë, Gjilan, Deçan, Skenderaj, Shtërpcë dhe Viti.

IKShPK u bën thirrje qytetarëve që në rast të shfaqjes së simptomave të fruthit, si temperaturë e lartë, skuqje në lëkurë, kollë, rrufë ose konjuktivit, të paraqiten sa më shpejt në institucionet shëndetësore, transmeton Gazeta Shneta.

Instituti gjithashtu u kërkon prindërve dhe kujdestarëve të kontrollojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve dhe të sigurojnë imunizimin sipas Kalendarit të rregullt të vaksinimit, duke theksuar se vaksina mbetet mënyra më efektive për parandalimin e fruthit dhe kufizimin e përhapjes së tij. 

May be an image of text that says 'Fruthi është 6 më infektues se sa gripi 1 NẼ 5 RASTE mund të zhvillojë sëmundje rëndä ose komplikime, tilla si nfeksion infeksion i veshit, pneumoni, humbje e përhershme e dëgjimit, encefalit apo edhe vdekje Vaksinoni fëmijët tuaj në kohë sipas kalendarit e vaksinimit'

Artikulli paraprakEstofex: Kosova në nivelin 3 të rrezikut për stuhi të fuqishme
Artikulli i rradhës Infektiva liron pacientët e helmuar nga ushqimi, 19 prej tyre rezultuan me Salmonellë

Ju sugjerojmë

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.