Nëse po mendoni të keni një fëmijë të dytë dhe shqetësoheni se nuk do të mund t’ia dilni me të dy, këtu janë shtatë mënyra që tregojnë se duke pasur dy fëmijë është më e lehtë.
Ata argëtojnë njëri tjetrin për orë të tëera
Fëmijët mund të luajnë me njëri tjetrin. Kur jeni vetëm me një fëmijë, duhet të kaloni orë të tëra duke e argëtuar. Por, kur fëmija ka një motër ose një vëlla ata do të kalojnë kohë me njëri tjetrin, transmeton Gazeta Shneta.
Ekziston një person më shumë për ta rehatuar të voglin tuaj
Çdo herë kur nëna ose babai nuk janë të mjaftuehëm për të rehatuar foshnjën, motra ose vëllau mund ta bëjnë këtë duke i përqafuar.
Ata oftrojnë ndihmë në raste kur ka nevojë
Shpesh herë fëmija juaj i parë do të iu ndihmojë në grumbullimin e gjërave apo do të ketë kujdes për vëllaun ose motrën e tij të vogël se mos po lëndohet.
Ata e dinë gjithmonë ku janë gjërat e njëri tjetrit
Përderisa njëri nga fëmijët i humb lojërat apo gjërat e tij, fëmija tjetër do të dijë gjithmonë se ku janë.
Udhëtimet me makinë janë më të lehta
Vjen një pikë kur pavarësisht të gjitha gjërave fëmijët fillojnë të mërziten sidomos nëse udhëtimi është i gjatë. Nëse ata e kanë njëri tjetrin do të argëtohen më shumë.
Hanë më shumë
Asnjë prind nuk dëshiron që fëmijët të konkurrojnë me njëri tjetrin. Por, kur ke dy fëmijë në shtëpi ata kanë tendencë të hanë gjithçka që është në pjatat e tyre.
Gjërat janë më pak të frikshme kur keni dy fëmijë
Ndërsa disa nga fëmijët nuk kanë ende dhoma gjumi, shumë prindër raportojnë se fëmijët e tyre kur janë të vetëm frikësohen nga errësira dhe mund të zgjohen në mes të natës. Kur ke një motër ose vëlla ata do të frikësohen më pak./GazetaShneta/